Shpati dhe Selvija shpallin martesën e tyre në xhami

Shpati dhe Selvija shpallin martesën e tyre në xhami

March 6, 2021 0

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Selvija ka zbuluar se ajo dhe Shpati janë martuar. Ata të dy kanë shkuar në xhami dhe kanë bërë kurorëzimin fetar, që sipas gjuhës së islamit njihet me emrin Nikah.

Shpat Kasapi ka disa muaj që ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë me Selvije Jaon. Në muajin janar dyshja shkëmbyen unazat e fejesës me njëri-tjetrin, duke e çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Mirëpo Shpati dhe Selvija nuk e kanë lënë me kaq, sepse ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë sipas rregullave të fesë Islame.

Dikush nga ndjekësit e ka pyetur Selvijen nëse ka bërë plane për martesë me Shpatin dhe ajo është përgjigjur:

“Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë s’kemi ndonjë plan shkaku i pandemisë”.