Pas 15 vitesh dashuri, vjen lajmi i bukur për Orinda Hutën dhe Turjan Hyskon
March 14, 2021Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë, njofton faqja Prive. Këngëtarja është në muajt e parë të shtatzënisë dhe nuk ka preferuar ende të flasë publikisht për këtë lajm të bukur.
Orinda Huta është përfolur shumë kohët e fundit, lidhur me një shtatzëni të mundshme të këgëtares.
Dyshimet u shtuan më shumë kur Orinda postoi në rrjetet sociale një foto, ku shfaqej me një fustan të gjerë ngjyrë rozë. Këngëtares i vërehej paksa barku i rrumbullakosur.
Cifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në korrik të vitit 2017.