Bearti flet për herë të parë për ndarjen nga Tea Trifoni
March 23, 2021Bearti ka konfirmuar ndarjen publikisht, duke u përgjigjur:
“Po, është e vërtetë”, por s’ka treguar asnjë detaj më tepër.
Gjithçka nisi pas udhëtimit të tyre në Turqi. Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe mamaja e motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë.
Tea tregoi në InstaStory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara.
Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”
Pas kësaj u “kundërpëgjigj” Bearti, i cili publikoi në InstaStory replikën:
“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë.”