Bien shifrat e COVID, shënohen vetëm 2 viktima dhe 179 raste të reja
April 16, 2021Në 24 orët e fundit është shënuar një rënie e ndjeshme e numrit të viktimave dhe të infektive nga COVID. Gjatë ditës së sotme janë shënuar 2 viktima nga COVID dhe 179 raste të reja. Rënie ka pasur edhe pacientët që po trajtohen në spitalet COVID. Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë
Nga 2652 testime të kanë rezultuar pozitivë 179 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 38 raste në Tiranë, 16 në Fier, 12 në Gjirokastër, 11 në Durrës, 10 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Gramsh, 6 në Skrapar, etj..
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82 – 85 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,600 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Prill 2021)
Raste të reja ditore 179
Të shëruar në 24 orë 587
Të shtruar në spitale 182
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2652
Testime totale 602,322
Raste pozitive 129,307
Raste të shëruara 100,600
Raste Aktive 26,370
Humbje jete 2,337
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19031
Fier 2241
Durrës 1131
Gjirokastër 981
Shkodër 916
Korçë 712
Vlorë 504
Dibër 327
Kukës 282
Elbasan 198
Lezhë 25
Berat 22
/Revista.one//