Mos hiqni dorë nga atletet, vishini edhe me fustan!

Mos hiqni dorë nga atletet, vishini edhe me fustan!

April 18, 2021 0

Ne trendet e fundit pranverë – verë 2021 sugjerohet kombinimi fustan–atlete, sidomos në pranverë, kur koha fillon të ngrohet.

Per me teper, kombinimi fustan dhe atlete sjell relaks dhe rehati ne trupin tuaj.

Nëse ende nuk keni nisur këtë vit ta përshtatni këtë kombinim, bëhuni gati, sepse ditët me shi do të largohen shpejt dhe po kaq shpejt mund të gjeni ekuilibrin te fustani dhe tek atletet.

Për më tepër, është një kombinim perfekt edhe për motin e ndërmjetëm – me gjithë përpjekjet e diellit për të triumfuar, temperaturat ndryshojnë vlerat vazhdimisht.

Në fakt, çdo lloj fustani pranveror mund ta kombinoni me atletet e duhura nëse ndiqni disa modele si këto që ju propozohen më poshtë.

Pranvera të lejon një lloj çlirimi në ngjyra, kështu që edhe në pamje do të ndiheni më mirë.

Kombinimet fustan – atlete janë të pafundme, por në këto propozime, ju, me siguri do të gjeni stilin që ju përshtatet. Pastaj do të kontrolloni gardërobën, sepse me siguri do të gjeni diçka për t’i dhënë freski pranverës me kombinimin e ri.

revista.one/