Tradhtia e burrave, Ana Lleshi: Faji është i femrave, që nuk e mbajnë veten!
April 18, 2021Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, ku u diskutua në lidhje me temën se pse tradhtojnë burrat?
Ajo u shpreh se një burrë që tradhton nuk quhet burrë. Madje Ana shtoi se nëse i dashuri e tradhton, ja ka falur asaj tjetrës pasi ai vlen zero.
“Vajzat zakonisht kur lidhen, vishen, zbukurohen që të duken sa më bukur te partneri. Por pasi kalojnë 1-2 muaj, bëhemi si nëndaja ime. Ai është mësuar të të shohë bukur, të do dhe të respekto. Por shikon një më të bukuar. Ajo e tërheq fizikisht. Unë mendoj se femra duhet ta mbaje veten gjithmonë, jo vetëm në 3-mujorin e parë”, tha më pas Ana.
Duke iu drejtuar femrave, ish-konkurrentja tha se meshkujt kanë nevojë për shumë adrenalinë.
“Jepuni shumë adrenalinë nëse nuk doni që të shkojë te tjetra. E nëse ai shkon te tjera, në rrotë të somës, dhe ajo fatlumja që do ta ketë pas teje dhe pas meje, ja ka fut vetes”, përfundoi Ana.