Të veshura kuqezi dhe me qeleshe në kokë, stjuardesat në aeroportin e Kukësit (video)

Të veshura kuqezi dhe me qeleshe në kokë, stjuardesat në aeroportin e Kukësit (video)

April 18, 2021 0

Edhe pse të ardhura nga vende të ndryshme të botës, stjuardezet në Aeroportin e Kukësit do të presin udhëtarët e parë të veshura me simbolet kombëtare. Të veshura kuqezi dhe me qeleshe në kokë, stjuardesa ndodhen në gatishmëri në pritje të udhëtarëve të parë.

Dhjetra qytetarë, nga Burreli, Kukësi, Peshkopia si dhe nga Kosova, janë mbledhur ditën e sotme, për të parë inaugurimin e aeroportit të Kukësit. Me daulle dhe plot entuziazëm disa prej qytetarëve thonë se po presin të afërmit e tyre. Ndërsa të tjerë thonë se kanë dalë vetëm për kuriozitet.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” do të ketë një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vrojtimit. Ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht. Ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit.

Terminali zë një faqe prej 3500 m2, ka 2 portat hyrëse dhe brenda saj edhe një zonë muzeale në përkujtim të luftës së Kosovës, Kjo ishte edhe pikënisja e këtij aeroporti, si dhuratë e Emirateve të Bashkuara për të pritur ndihmat për refugjatët.

Emri “Zayed” është në nderim të emrit të familjes së princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara. Ai gjatë kohës së luftës në Kosovë, është përkujdesur për të sjellë ndihma të konsiderueshme.

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’. Udhëtarët e parë do të jenë ‘çunat e Londrës’. Avioni “Air Albania” do të nisen nga Londra ku do të marrë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe dhe do të ulet në Aeroportin e Rinasit. Më pas nga Rinasi në avion së bashku me udhëtarët do të hipi edhe kryeministri Edi Rama dhe do të bëhet ulja në pistën e Aeroportit të Kukësit. /revista.one/