Banka më e madhe e Amerikës, Morgan donte t’u merrte evropianëve futbollin
April 22, 2021Kur JPMorgan Chase ra dakord të financonte një garë të shkëputur të disa prej klubeve më të pasura të futbollit në botë, priste disa diskutime të nxehta.
Por banka më e madhe e Amerikës nuk e parashikoi këtë: Kundërshtimet masive të tifozëve, organeve drejtuese të sportit. Madje kundershtuan edhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. U perfshi edhe familja mbretërore britanike. Keshtu, përpjekjet për të formuar Superligën Evropiane u ndaluan brenda disa ditëve.
“Nuk mendoj se projekti është ende në funksion”, tha të mërkurën Andrea Agnelli, kryetar i klubit italian të Juventusit dhe një nga arkitektët kryesorë të planit, raporton CNN.
Dymbëdhjetë ekipet që u përpoqën të formonin kampionatin janë akuzuar se kërkuan të orkestrojnë një kapje masive parash duke u larguar nga gara. Kjo sipas tyre, bie ndesh me traditat e futbollit evropian.
JPMorgan (JPM), i cili dha një hua prej 3.5 miliardë eurosh (4.2 miliardë dollarë) për të filluar projektin, tani po pikturohet si një bashkëpunëtor i gatshëm për pronarët e klubeve miliarderë për të thelluar xhepat e tyre. Ai minon një nga pasuritë kulturore të çmuara evropiane, e cila rrënjët i ka në komunitetet e klasës punëtore.
Banka është përballur me kritika dhe tallje në mediat sociale për rolin e saj në marrëveshje. Një përdorues i Twitter përfshiu me sarkazëm një pamje të ekranit të letrës së fundit të Jamie Dimon drejtuar aksionerëve. CEO thotë se “bizneset duhet të fitojnë besimin e klientëve dhe komuniteteve të tyre duke vepruar etikisht dhe moralisht”.