Bearti, single pas ndarjes me Tean, tregon ofertat që ka marrë

Bearti, single pas ndarjes me Tean, tregon ofertat që ka marrë

April 24, 2021 0

Bearti, ish -konkurrenti i “Për’puthen” ka dhënë një intervistë për “Prive” ku ka folur mbi jetën e tij si beqar dhe çfarë nuk shkoi mirë me Tean. Ai e konfirmoi se është xheloz në një marrëdhënie, sepse sipas tij kështu tregohet nëse je apo jo i interesuar për tjetrin.

“Një njeri është xheloz nëse e do dikë. Normal që jam xheloz, nëse nuk të intereson dikush normal që nuk je xheloz. Nuk e di varet edhe prej femrës”, tha Bearti.

Sa i përket një lidhjeje të re, ai tha se nuk është ende i gatshëm, por të ardhmes nuk i dihet. Bearti foli edhe për ofertat që ka marrë nga reality show të famshëm si “Too Hot To Handle” apo “Love Island”.

“Gjithçka ja ka nisur për shkak të TikTokut, sepse eci shumë mirë, brenda 2 muajsh unë bëra 500 mijë ndjekës. Më kanë shkruar shumë producent të jashtëm për ‘Love Island’ dhe ‘Too hot to handle 2’, por unë në atë kohë nuk i kam marrë me shumë seriozitet. Nuk më ka interesuar kurrë vëmendja e madhe”, tha Bearti. /revista.one/

Video e emisionit Prive