Arrestohet një burrë që kishte marrëdhënie me 35 gra në të njëjtën kohë

Arrestohet një burrë që kishte marrëdhënie me 35 gra në të njëjtën kohë

April 24, 2021 0

Një japonez është arrestuar pasi thuhet se ka dalë me më shumë se 35 gra në të njëjtën kohë.

Takashi Miyagawa, një punëtor me kohë të pjesshme, po hetohet për mashtrimin e dhjetëra grave. Ai kishte bindur secilën me fjalët se ai ishte serioz në  marrëdhënie. Ndërkaq, ai marrë dhurata me vlerë qindra paund prej tyre.

Ai me sa duket u kap kur gratë bashkuan forcat për të krijuar një shoqatë të viktimave, pasi zbuluan pabesinë e tij të madhe. Ato e raportuan atë në polici, sipas mediave lokale.

Ndër pretendimet është se ai i dha secilës grua një datë të ndryshme për ditëlindjen e tij. Keshtu, ai kishte siguruar një fluks të vazhdueshëm m të dhuratave gjatë gjithë vitit.

Një grua 47-vjeçare e dinte se ditëlindja e tij ishte më 22 shkurt, një tjetre, 40 vjeç, i kishte thënë  se kishte lindur në korrik. Ndërsa një 35-vjeçare besonte se ditëlindja e tij ishte në prill.

Në total, ai dyshohet se ka marrë dhurata me vlerë rreth 100,000 jen (668 £) nga gratë, përfshirë një kostum 200 paund.

Miyagawa, nga rajoni Kansai, dyshohet se filloi zbavitjen e tij me kë to gra, ndërsa punonte për një kompani marketingu që shiste produkte dushi.

Ai akuzohet se kishte shënjestruar të paktën 35 gra beqare. Ai kishte peshkuar gjate takimeve ne kohen e punes, Të  gjithave u thoshte se donte të kalonte jetën me to.

Një raport nga MBS News përfshinte fotografi që tregojnë Miyagawa me gra në vende të ndryshme, në  parqe dhe restorante.

Policia po heton për të zbuluar, nëse ndonjë grua tjetër është  viktimë nga skema e takimeve seriale.

Historia shkaktoi reagime të  ndryshme në internet. Kështu, një lexues komentoi se, “Ai është një person i tmerrshëm, por unë i kam zili aftësitë e tij të menaxhimit të kohës”.

/revista.one/