Zoti e ndihmoftë Anxhelën nga ky aksident i tmerrshëm! Vajza bie për herë të dytë me makinë nga 15 m lartësi
May 9, 2021Polican- 28 vjeçarja Anxhela Ibro humbi kontrollin e mjetit dhe ra në lumë nga një lartësi prej 15 metër, ndërkohë që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Informacione të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Vërtop të Poliçanit
Mësohet se Ibro është punonjëse administrate në bashkinë e Poliçanit. Ndërkohë në zgjedhjet e 25 prillit ishte zv.kryetare e KZAZ nr.67, ku përfaqësonte Partinë Socialiste.
Ky nuk është aksidenti i parë i 28 vjeçares, pasi, sipas Newsbomb, disa vite më parë, në dalje të Poliçanit ajo humbi kontrollin e mjetit dhe ra në landfillin e qytetit nga një lartësi prej 15 metër. Revista One lutet per sherimin sa me shpejt dhe pa pasoja te vajzes!
Anxhela Ibro