Olsa i kthehet ashpër Donaldit, ndërsa Bora vetëm heq varësen

Olsa i kthehet ashpër Donaldit, ndërsa Bora vetëm heq varësen

December 1, 2021 0

Bora po qëndron e heshtur, ndërsa Donaldi po shfaq publikisht romancën me Beatrix.

I vetmi veprim që ajo bëri ishte heqja e varëses dhuratë nga Donaldi.

Por janë shoqet e saj që po reagojnë dhe jo vetëm Semi. Fjalën e saj e ka dhënë edhe Olsa, një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta, autore e programit “Përputhen”.

Në mesnatë, ajo ka bërë dy reagime që haptazi duken si përgjigje ndaj Donaldit.

Në të parin ajo shprehet:

“Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurtë dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë”

I dyti postim duket se ka të bëjë me Borën.

“Ajo është e veshur me fuqi, dinjitet dhe qesh pa frikën e asaj që rezervon e ardhmja”

Si shoqe e ngushtë,Olsa me këto dy postime e tregoi veten. 

revista.one/