Aksidentohet drejtuesja e Për’puthen, 2 studente i përplasin makinën

Aksidentohet drejtuesja e Për’puthen, 2 studente i përplasin makinën

March 29, 2022 0

Producentja e emisionit të dashurisë  “Përputhen”, Olsa Muhameti është aksidentuar me makinën e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instastory, ku ka treguar se e kanë përplasur dy studente.

Olsa ka zbuluar se të pranishmit në aksident nuk janë interesuar për ngjarjen, por e pyesin për të ditur informacion rreth emisionit.

“Ke parasysh, tre muaj makina e re dhe ta përplasin dy studente. E ndërkohë që je tym, më pyesin për Përputhen”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që “Përputhen” tani është në sezonin e tretë dhe sezoni i dytë ka qenë më i suksesshëm duke thyer dhe rekorde shikueshmërie. revista.one/