Alex Rodriguez flet për lajmet e ndarjes nga J.Lo

Alex Rodriguez flet për lajmet e ndarjes nga J.Lo

March 14, 2021 0

Kur rrjeti po zien për lajmet e ndarjes së tyre, Alex Rodriguez ka folur për herë të parë duke i shuar kuriozitetin të gjithëve.
Gazetarët e kanë pyetur për marrëdhënien e tij me Jennifer-in teksa ai dilte për vrap, ndërsa Alex tregoi në mënyrë indirekte që s’ka asnjë ndarje.
“Nuk jam beqar”- u shpreh ai, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.
Gjithashtu, prestigjozia “People” raporton se burime pranë çiftit janë shprehur se ata “janë duke punuar në çift me disa gjëra.”
Ata nuk janë zyrtarisht të ndarë. Kanë diskutuar rreth një ndarjeje të mundshme, por janë akoma bashkë. Kanë kaluar një periudhë të vështirë, por janë s’janë ndarë”, kanë thënë burime për “People”.
I njëjti burim tregoi se dyshimet në lidhje me Madison LeCroy-flirtin e mundshëm të Alex-it- nuk ka lidhje aspak me problemet që dyshja kanë, duke shtuar se distanca është një faktor negativ për marrëdhënien e tyre.
Ajo po punon në Republikën Domenikane kurse ai është në Miami prandaj e kanë paksa të vështirë ta shohin njëri- tjetrin edhe për shkak të pandemisë. Gjithsesi ata do të përpiqen të qëndrojnë bashkë”, tha burimi. /Revista.one/