“Beqari” i Për’puthen fton në kërcim Alesia Bamin, e kritikon Albërie Hadërgjonaj

“Beqari” i Për’puthen fton në kërcim Alesia Bamin, e kritikon Albërie Hadërgjonaj

March 15, 2021 0

Almend Kreku ishte pjesë e “E diell”, ku iu dha mundësia për të shprehur një dëshirë. Ai nuk ngurroi aspak dhe I kërkoi moderatores, Alesia Bami të kishtë një kërcim me të.”Meqë dola beqar nga emisioni dhe Alesia po ashtu është beqare dhe meqë të dy pëlqejmë kërcimin, do të doja një kërcim me të. Kam ardhur me vetëbesim të plotë”, i tha Almendi.Por Albërije Hadërgjonaj, e cila ishte po ashtu e ftuar në emision, i dërgoi kritika:”Ti more djalë nuk di çfarë do. Që të kuptosh jetën, duhet të dish çfarë kërkon në jetë. Ti kalon nga dega në degë, erdhe këtu për një kërcim me mua dhe shkon i thua Alesias”, i tha këngëtarja Almendit.