Ana Lleshi: Një djalë më erdhi nga pas 5 vjet, kur më kërkoi fejesë, e lashë

Ana Lleshi: Një djalë më erdhi nga pas 5 vjet, kur më kërkoi fejesë, e lashë

May 17, 2021 0

Ana Lleshi tregoi një histori të saj personale, që nuk e kishte rrëfyer asnjëherë më parë. Ajo ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell” në Top Channel.

Fillimisht ajo u shpreh se “meshkujt janë më delikatë se sa femrat”.

“Në momentin që ti një mashkulli i jep çdo gjë të mundshme, ai ndihet superior dhe thotë kjo është e imja. E fut në xhep si me thënë, e ka aty, ikën sa herë do e kthehet sa herë do. Kur mashkullit ti ja lë tërhiq mos e këput, domethënë përdor një lloj zgjuarsie kundrejt tij, ai gjithmonë tërhiqet. E unë e kam vënë re te marrëdhëniet e mia. Kam pasur një marrëdhënie 5-vjeçare me një djalë dhe unë isha gjatë gjithë kohës tërhiqe e mos e këput. Do ti që më shkonte vaj çdo gjë. Më vinte gjithë ditën nga pas, o Zot nuk kishte femër më të lumtur se unë. Në momentin që më kërkoi fejesë unë e lashë”, rrëfeu Ana.

Kjo e fundit shton se po ta dinit se çfarë propozimi i ka bërë, do e nxirrnin jashtë me shkelma.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” foli gjithashtu edhe për marrëdhënien e saj të fundit, ku u shpreh se u përkushtua shumë por dështoi.