Atdheu dhe Antonela, sinjale dashurie njëri tjetrit, ja ç’ ndodhi sot!

Atdheu dhe Antonela, sinjale dashurie njëri tjetrit, ja ç’ ndodhi sot!

March 30, 2021 0

Antonela dhe Atdheu kanë publikuar gati të njëjtën video, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tyre. Ata kanë postuar në Instagram nga një video të tyre teksa këndojnë këngën “Bella Ciao” dhe kanë shkruar njëri “La italiano” dhe tjetra “La italiana”. Për më tepër Antonela vazhdon ta ndjekë Atdheun në rrjete sociale, që do të thotë se gjërat mes tyre shkojnë vaj.

Kjo nuk pritej, pas debatit të krijuar në studio mes Atdheut dhe Antonelës. Atdheu zbuloi publikisht sekretin e tyre, një puthje jashtë studios. Duket se ata janë takuar sërish dhe i kanë sheshuar gjërat mes tyre. Nuk përjashtohet mundësia që Atdheu po bën lojë nga jashtë emisionit për të ndihmuar Antonelën të rrisë audiencën. Megjithatë kënga e zgjedhur nënkupton dashuri në horizontin e tyre.

/revista.one/