Deri në orën 11.00 pjesëmarrja në votim 19.66%, Tirana në vend të parë, vlonjatët në fund

Deri në orën 11.00 pjesëmarrja në votim 19.66%, Tirana në vend të parë, vlonjatët në fund

April 25, 2021 0

KQZ raporton se deri në orën 11.00 kanë votuar 19.66 përqind e personave sipas të dhënave që janë marrë nga qendrat e votimit.

Rritja e votuesve nga ora 10.00 në orën 11.00 është vetëm me 3% por sigurisht, pjesëmarrja në këto zgjedhje raportohet më e lartë sesa ajo e 2017 në të njëjtën orë.

Dhe në këtë orar, Tirana vazhdon të ketë raportimin për pjesëmarrje më të madhe në votime, ndërkohë që prapë më të ulëtin e ka Vlora me 13 përqind. Berat 19.05 % Dibër 20.21 % Durrës 17.95 % Elbasan 21.46 % Fier 19.46 % Gjirokastër 16.65 % Korçë 18 % Kukës 19 % Lezhe 19.79 % Shkodër 18.13 % Tiranë 21.94 % Vlorë 13.7 %.