Mevlani i kërkon falje Filloretës dhe bëjnë vallëzimin e parë

Mevlani i kërkon falje Filloretës dhe bëjnë vallëzimin e parë

April 27, 2022 0

Vallëzim romantik në studion e Për’puthen. Në këtë takim të Mevlanit dhe Filloretës gjithçka nisi me sqarime dhe diskutime të cilat sollën shkrirjen e akujve midis tyre.

Filloreta kishte disa kohë që nuk fliste me Mevlanin, madje e kishte bllokuar nga të gjitha rrjetet sociale që të mos komunikonin.

Pavarësisht situatave Filloreta shprehet se ka po të njëjtin pëlqim për Mevlanin.

Takimi i Filloretës me Mevlanin nisi disi i distancuar dhe i ftohtë, por më vonë ishte Mevlani i cili vendosi të bëjë disa sqarime.

Ai tha se tashmë janë vetëm ata të dy dhe do të mundohet që të jetë sa më afër saj për të rikuperuar kohën e humbur.

“Tani jemi në rregull jemi të paster dhe mund të lindi ndonjë gjë. Tani jemi unë edhe ti. Duhet të të vlerësoj më shumë”, u shpreh Mevlani.

I penduar për gabimet që ka bërë Mevlani vendosi më në fund t’i kërkojë falje Filloretës, duke theksuar se ky vendim nuk ka pasur ndikim nga një person i tretë.

“Kam bërë shumë gabime kundrejt teje dhe do mundohem të jem sa më afër. Nuk ka lidhje me persona të tjerë por  kam vënë re që je larguar dhe jam ndjerë keq. Me pak fjalë të kërkoj ndjesë nëse të kam mërzitur”, tha Mevlani.

Kujtojmë se treshja Filloreta-Mevlan-Efi kanë qenë gjithmonë në krye të debateve dhe keqkuptimeve të cilat kanë vijuar për një kohë të gjatë në studion e Për’puthen.

Filloreta ka qenë ajo e cila duke parë situatën e krijuar para disa kohësh midis Efit dhe Mevlanit ka marrë në konsideratë edhe largimin nga programi.

Pavarësisht se marrëdhënia Efi-Mevlan nuk është më e afërt, Filloreta nuk po hedh hapat e saj për të bërë për vete Mevlanin.

“Unë dua që nesër të mos jem në gjendjen e Efit. Nuk dua të jem lodra e dikujt se e vlerësoj veten time”, tha Filloreta.

Kjo gjë ka sjellë një distancim të Filloretës e cila shprehet se ka nevojë të qartësohet dhe të bindet për Mevlanin.