Big Basta dhe Vesa Luma, mesazh nga Zelanda: Të fitojë më i miri, pa u cenuar vota!

Big Basta dhe Vesa Luma, mesazh nga Zelanda: Të fitojë më i miri, pa u cenuar vota!

April 25, 2021 0

Reperi Big Basta së bashku me partneren e tij, këngëtaren Vesa Luma, kane nje mesazh per zgjedhjet ne Shqiperi.

Çifti, të cilët jetojnë prej vitesh në Zelandën e Re, shpresojnë që të fitojë më i miri.

“Mirmëngjes miq. Ditë e mrekullueshme sot e sidomos me diell, si shenjë e mirë për të na treguar se çdo gjë do shkojë perfekt. Na ka marrë malli për Shqipërinë dhe urij që sot të fitojë më i merituari dhe pa u prekur apo cënuar dinjiteti ose vota. Ju duam shumë”, ka shkruar reperi në një postim në Facebook.

Tashmë është hapur procesi i votimit në Shqipëri, ndërsa qytetarët sot (e diel) do të vendosin se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Rreth 3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri, do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.

revista.one/