Këngëtarja Vjollca Haxhiu: Më goditi një makinë tek vijat e bardha në Tiranë

Këngëtarja Vjollca Haxhiu: Më goditi një makinë tek vijat e bardha në Tiranë

November 28, 2022 0

E ftuar në Prive, këngëtarja Vjollca Haxhiu ka treguar për një momente të vështirë që ka kaluar në jetë, e nga i cili ende po rikuperohet.

Artistja e njohur e muzikë popullore ka treguar se pak kohë më parë ka pësuar një aksident trafiku në Tiranë, i cili e la me lëndime.

“Unë jam njëshofere e mirë, faleminderit Zotit nuk kam patur aksidente me makinë, por më ndodhi sa isha në këmbë, isha në Tiranë tre ditë para xhirimeve, unë isha e koncentruar në projektin, dhe isha duke ecur rrugëve në vija të bardha, makinat ishin ndalur ndërsa vjen një motoçikleta dhe direkt e në mua, unë kam shpëtuar por ka mundur të jetë më e tmerrshme, mu ka thyer një brinjë dhe këmbën e kam pak të lënduar, më duhet të qëndroj në regjim shtrati, shoferit ia fala, për momentin e kam një brinjë të thyer por me kohë rikuperohet vetë. Jam e lumtur që ka kaluar ky moment, projektin e finalizova përkundër aksidentit”, është shprehur këngëtarja.

Vjollca tha se në momentin e aksidentit ishte e shoqëruar nga bashkëshortja e Sabri Fejzullahut, Nera, e cila nuk ishte e përfshirë në aksident, por e përjetoj rëndë gjithë ngjarjen.

Ndërkoha, sa i përket muzikës ajo tha se po përgatit disa projekte që pritet të publikohen shumë shpejt. 

revista.one/