Noizy i uron fitoren Edi Ramës, mezi pret që t’i realizojë një dëshirë

Noizy i uron fitoren Edi Ramës, mezi pret që t’i realizojë një dëshirë

April 27, 2021 0

Noizy ka ndare në InstaStory një imazh të Edi Ramës, duke shkruar në mbishkrimin e saj, se po i bëhet qejfi që ai po fiton. Sipas, tij, me fitoren e Rames ne Durrësi (që është qyteti prej nga ka prejardhjen), do të bëhet me port të ri. Ky është një nga premtimet e kryeministrit Rama.

“Dhe tani Durrsi do behet nje nga portet me te bukura në bote mezi pres”, shkruan reperi në InstaStory.

Noizy ka qene aktiv gjate fushates ne krah te Partise Socialiste. Dy jave me pare, Noizy ishte me Erion Veliajn ne Kavaje, ku nga podiumi deklaroi “Faleminderit Zotit dhe Kryeministrit qe na solli vaksinat”.

Nderkaq, në nj e video Rama numëron gjithë arritjet e tij gjatë dy manadateve dhe për t’i prezantuar ka zgjedhur këngë të ndryshme. Ajo që bien ë sy është kënga e Noizy-t “Flas gjuhën e kampionit” që Rama e ka zgjedhur kur prezanton ndërtimin e stadiumit të ri.

Ndërkohë një bindje të kundërt politike ka rivali i dikurshëm i Noizyt në hip-hop, Stresi.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj – Stresi ka mbështetur vazhdimisht Partinë Demokratike të Shqipërisë, gjera përmes një postimi të fundit në InstaStory ka paralajmëruar luftë civile, nëse kjo parti nuk shënon fitore. 

revista.one/