Çmenduria më e madhe  e Jasminës, një tortë në formë penisi për të dashurin

Çmenduria më e madhe e Jasminës, një tortë në formë penisi për të dashurin

May 15, 2021 0

Jasmina Kadriu është një nga vajzat më të famshme të ekranit shqiptar, e cila ra menjëhere në sy me sinqeritetin dhe cilërsinë e saj. Dhe së fundmi, e shoqëruar nga këto karakteristika, u shfaq në një rrëfim ekskluziv për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin “Glamour Zone”.

Ester Bylyku: Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë në një lidhje? Dhe unë mendoj që këto nuk mungojnë…

Jasmin Kadriu: Kisha një krisje të vogël me ish të dashurin, por kishte ditëlindjen dhe unë jam shumë tip surprizash. Isha e mërzitur ate ditë por pa surprizë nuk doja ta lija, dhe i bëra një torte jashtëzakonisht gjigande, në formën e organit gjenital mashkullor. (qesh)

Ester Bylyku: Kush të ndihmoi me këtë ide?

Jasmin Kadriu: Vetja (qesh). Shoqet më thonin: “Mos të lutem, do ndodhi vrasje në mes të Tiranës, do dalësh në lajme”. Ska gjë, u thashë. Kur ia tregova të dashurit , prisja të rrifeshim në mes të rrugës, por e mori pozitivisht dhe më përqafoi.

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani ishin një nga çiftet më të përfolura të kohëve të fundit.

Ndonëse u tha se gjithçka mes tyre ka mbaruar, kjo është ende një pikëpyetje e madhe për publikun.

Marredhenia me Andin

Jasmin Kadriu, zgjodhi emisionin “Glamour Zone” për të treguar për here të parë të vërtetat e saj përballë moderatores Ester Bylyku, dhe një nga temat ku ajo u përqëndrua mbante emrin e Andit.

Ester Bylyku: Zakonisht për një femër është e vështirë kur e lë një mashkull, edhe në privatësi. Por kur mendoj që kjo mund t`i ndodhi një vajze përpara gjithë Shqipërisë kjo duhet të jetë edhe më e vështirë. Ti si u ndjeve?

Jasmin Kadriu: Problemi nuk ishte tek ndarja, sepse unë e vlerësoj më tepër një mashkull që thotë: Unë, nuk të dua, dhe shiko jetën tënde. Problemi është që kishim mundësi ta sqaronim në privat, kishim mundësi të takoheshim dhe ai nuk donte t`i bënte gjërat privatësisht. E vetmja gjë që më ka vrarë ishte pse duhej ta bënte përpara të gjithë publikut , sepse ishte ai që më thoshte të mos bëjmë gjithçka publike, por të flisnim në privatisht.

Femijeria

Ajo rrëfeu për herë të parë detaje nga fëmijëria e saj pa figurën e të atit të divorcuar nga e ëma dhe raportet e saj sot me të si vajzë e rritur dhe e realizuar. Ahi u shpreh se nuk komunikon me te atin.

Ester Bylyku: Ti ke patur fëmijëri të lumtur me të gjitha gjërat që mund të ëndërronte një fëmijë apo ka patur fëmijëri pak të vështirë, jo si gjithë të tjerët?

Jasmin Kadriu: “Fëmijërinë e kam pasur të lumtur por që sakrificat i ka bërë gjithmonë ime më dhe familja e mamit tim. Nuk është se më ka munguar ndonjëherë asgjë dhe më vjen të them se jam rritur më mirë seç duhet gjatë fëmijërisë, kam pasur dhe gjëra që nuk më duheshin. Por që sakrificat nuk kanë munguar si në çdo familje.”

Jasmina ne RTVora