(VIDEO) E vërteta e bllokimit të trafikut për videon e TikTok, flasin protagonistet

(VIDEO) E vërteta e bllokimit të trafikut për videon e TikTok, flasin protagonistet

September 6, 2021 0

“Xhirimi i videos zgjati vetëm 22 sekonda. Nuk ka pasur bllokim të trafikut” deklarojnë protagonistet e ngjarjes tek Unaza e Madhe. Vajzat ishin të ftuara tek emisioni “Vizioni i Pasdites”, i drejtuar nga Evi Reçi.

Ato e quajnë të padrejtë gjobën, po ashtu edhe procedimin e shoqes së tyre.

Sipas policisë, vajzat ndaluan automjetin luksoz, në Unazën e Madhe në kryeqytet, duke bllokuar trafikun e shqetësuar banorët e zonës me zhurmën e krijuar. Video është realizuar me dron dhe më pas njëra nga vajzat e ka postuar në rrjetin social.

Akoma më i rëndë është fakti se 21-vjeçarja që drejtonte mjetin, nuk ishte e pajisur me leje qarkullimi.

Policia rrugore verifikoi se incidenti ka ndodhur në 22 gusht. Ndaj shtetases me iniciale V.D. ka nisur hetimi për “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që u gjobit me 50.000 lekë.

revista.one/