“Copa copa”, Mateus Frroku bashkë me Eli Farën në një duet (video)

“Copa copa”, Mateus Frroku bashkë me Eli Farën në një duet (video)

May 15, 2021 0

“Copa copa” mban titullin kënga e re e Eli Farës që e sjell në bashkëpunim me Mateus Frrokun.

Këngëtarët kanë publikuar projektin e ri muzikor, të cilin e kanë kompletuar edhe me një videoklip të bukur.

Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi (Muma), kurse për muzikën është përkujdesur Kledi Bahiti.

Producimi i këngës ndërkohë është bërë nga Gred Music Records, ndërsa klipi i është besuar produksionit Max Production.

Bashkëpunimin e tyre tashmë të plotë mund ta gjeni edhe në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Frrokut. Ky është dueti i parë i artistëve, i cili besohet se do pritet mirë nga publiku. Eli në anën tjetër, është kthyer pas një kohe të gjatë me prurje të re muzikore.

Disa momente të jetës artistike të Mateo Frrokut

Në vitin 2005, ne moshen 15 vjecare Mateusi merr pjese ne spektaklin “Ethet e se premtes mbrema”, ku ne 7000 konkurente nga te gjitha trevat shqiptare ai ishte pjese e 10 konkurenteve finaliste ku edhe u rendit ne vendin e 3. 

Në Dhjetor 2005, Mateus Frroku merr pjesë në Festivali i 44-të në RTSH me këngën “Ti Engjell, Une Promete”, nje krijim te Shpetim Saracit. 

Në Dhjetor 2006, Mateus Frroku merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Trill I Një Nate”. 

Në vitin 2007, Mateus Frroku ishte pjese e kengetareve te perzgjedhur nga stafi realizues i spektaklit “Kenget e Shekullit” per te qene pjese e tyre. 

Në Nëntor 2007, Mateus Frroku merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën “Prane Zemres Me Ke”. 

Në Dhjetor 2007, Ani Çuedari & Mateus Frroku marrin pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën “Testament Dashurie”, e kompozitorit Klodian Qafoku. 

Në Nëntor 2008, Mateus Frroku merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën “Testament Per Ty”. 

Ne vitin 2008 Mateus Frroku do te jete me studime te larta ne Akademine e Arteve ne fakultetin e Artit Skenin per degen e Aktrimin qe siç thote ai ndryshe: “Kete e kam bere per te realizuar nje deshire te femijerise dhe per te bere ate qe une kam pasion ne jete”. 

Në Maj 2010, Mateus Frroku merr pjesë në Top Fest 7 me këngën “Vetem Kuptoje”. 

Në Nëntor 2010, Mateus Frroku merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën “Live Me Ty”, në bashkëpunim me Grupi Oret. 

Në Dhjetor 2010, Mateus Frroku merr pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën “Dimer Ne Shpirt”. 

Në Nëntor 2012, Xhesika Polo & Mateus Frroku marrin pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën “Me Shume Te Dua”. 

Më datë 18 Shtator 2013, Mateus Frroku publikon videoklipin “Në Buzët E Tua”. Muzika e këngës u punua nga Elgit Doda, teksti u shkrua nga vetë Mateus Frroku. Me këtë këngë, Mateus Frroku merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 në vitin 2014. 

Në Maj 2014, Mateus Frroku merr pjesë në Top Fest 11 me këngën “Cokollate E Shkrime”, në bashkëpunim me Fisniket. 

Në Prill 2015, Mateus Frroku merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 me këngën “Cokollate E Shkrime”, në bashkëpunim me Fisniket. 

Në Shtator 2015, Mateus Frroku merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën “Me Ke Lene Kujtime”. 

Më datë 26 Korrik 2016, Mateus Frroku publikon videoklipin “M’ka Bo Like”. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti. 

Më datë 22 Qershor 2017, Mateus Frroku & Bujar Qamili publikojnë videoklipin “Rrak Tak”. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga Max Production. 

Më datë 5 Korrik 2018, Mateus Frroku publikon videoklipin “Syni M’qesh”. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Kledi Bahiti. Videoklipi u prodhua nga MAX Production. 

Më datë 28 Shkurt 2019, Mateus Frroku publikon videoklipin “Pa Këmbë Në Tokë”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Threedots. Videoklipi u prodhua nga Daniel Joveski. 

Më datë 28 Mars 2019, Anxhela Peristeri & Mateus Frroku publikojnë videoklipin “Muza Ime”. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, ndërsa teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi) & Anxhela Peristeri. Produksioni audio u realizua nga Threedots. 

Në Maj 2019, Mateus Frroku merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2019 me këngët “Pa Këmbë Në Tokë” dhe “Muza Ime”. 

Më datë 4 Korrik 2019, Mateus Frroku publikon videoklipin “Hopa”, në bashkëpunim me Adi Sybardhin. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, ndërsa teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Threedots. 

Më datë 29 Shkurt 2020, Olsi Bylyku publikon videoklipin “Lulet Jon Per Ty”, në bashkëpunim me Mateus Frrokun. Teksti i këngës u shkrua nga Olsi Bylyku. Produksioni audio u realizua nga Joniad Banushi. 

Në Maj 2020, Olsi Bylyku merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën “Lulet Jon Per Ty”, në bashkëpunim me Mateus Frroku. 

revista.one/