Covid-19, humbin jetën 3 persona, mes tyre një i ri

Covid-19, humbin jetën 3 persona, mes tyre një i ri

May 17, 2021 0

Ministria e Shëndetësisë njofton per 17 raste të reja me Covid-19 dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë. Ata jane 1 qytetar nga Durrësi, 1 nga Malësia e Madhe, 1 nga Vlora, të moshave 40- 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë. Kjo e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë. Nga këta, 9 pacientë janë në terapi intensive. 

Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin. Po ashtu për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (17 Maj 2021)

Raste të reja ditore         17

Të shëruar në 24 orë      1,107

Të shtruar në spitale      80

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2,639 

Testime totale            679,396

Raste pozitive             132,032

Raste të shëruara        125,419

Raste Aktive                  4,178

Humbje jete                  2,435.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën. Të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë. Shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik. Kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.