Ermal Mamaqi: “U lutesha regjisorëve të më merrnin në filma, asnjëri nuk më merrte”

Ermal Mamaqi: “U lutesha regjisorëve të më merrnin në filma, asnjëri nuk më merrte”

May 17, 2021 0

Ermali Mamaqi tregon se prej kohësh kishte dëshirë të ketë një rol në një projekt filmik, por regjisorët shqiptar nuk e pranonin. Ne nje interviste për emisionin “Nin”, Mamaqi foli mbi veshtiresite qe ka hasur ne realizmin e projekteve filmike. Ideja i lindi nga refuzimet e regjisoreve.

“Kisha shumë vite që i lutesha regjisorëve shqiptarë të më merrnin në filmat e tyre që unë të bëhesha aktor i një filmi se doja të bëja film dhe asnjëri nuk më merrte dhe thash ok po e mësoj dhe po e bëj vetë dhe i falenderoj shumë që nuk më kanë marrë sepse ne qoftës e do të më kishin marrë s’do e kisha provu kurrë këtë”, u shpreh Ermal Mamaqi.

Mamaqi deklaroi se në filmin e tretë do të jetë protagonist si aktor. Dy filmat e meparshem jane “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to.

revista.one/