Dhurata Dora, pushime dhe punë në Maldive

Dhurata Dora, pushime dhe punë në Maldive

March 6, 2021 0

Dhurata Dora nuk ka udhëtuar drejt Maldiveve për pushime, por në fakt ajo po merret me realizimin e projektit të saj më të ri.

Sipas disa burimeve këngëtarja po xhiron një videoklip në Maldive, i cili do të të publikohet shumë shpejt. Gjithashtu është mësuar se krahas punën për tregun vendor, Dhurata Dora nuk do e lërë anash as atë ndërkombëtar, me bashkëpunime që janë në proces e sipër për realizim. 

Para disa ditësh producenti Oster me origjinë nga Gjermania publikoi në rrjete sociale një foto me Dhurata Dorën. Të dy ata shfaqeshin në një studio muzikore dhe siç duket kanë “gatuar” diçka së bashku. Megjithatë as njëri dhe as tjetri nuk dhanë detaje për bashkëpunimin, duke i lënë të gjithë fansat e Dhuratës në pritje.

Në Maldive Dhurata ka shkuar së bashku me grimierin e njohur Arbër Bytyqi dhe në fakt udhëtimi i tyre e ka një qëllim. Dhurata nuk ka udhëtuar drejt Maldiveve për pushime, por në fakt ajo po merret me realizimin e projektit të saj më të ri.