Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdheu largohet nga programi

Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdheu largohet nga programi

March 10, 2021 0

“Më thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja”, ka shkruar Atdheu në Instastory.
Fationi e ka ripostuar këtë deklaratë në InstaStory-n e tij, krahas së cilës ka shkruar:
“Hahahahaha.. Sa vjen dhe e kuptoni që ai Fationi nuk flet kot”.
Ky largim dyshohet që ka lidhje me sulmin ndaj lokalit të tij nga disa të rinj, gjë që shkaktoi mjaft trazira në emision.
Pasi ishte prekur tema e puthjes së Sarës me Rinianin në grupin e konkurrentëve në Whatsapp, Atdheut i kishin ardhur telefonata e mesazhe kërcënimi nga Hollanda e Dubai, meshkuj të cilët i thonin t’i qëndronte larg Sarës.
Atdheu e akuzoi Sarën që kishte marrëdhënie jashtë emisionit, duke u shprehur se s’kishte pse t’i merrte aspak këto kërcënime kur s’kishte bërë asgjë kundër saj.
Ndërsa Sara tha se nuk e di për kë bëhet fjalë , ndaj i kërkoi Atdheut të mos i hidhte këto akuza pa prova.
Atdheu premtoi se do të tregonte provat, pasi e kishte gjetur edhe personin që i kishte bërë këto kërcënime.
Pas mesazheve kërcënuese, disa djem i kanë dalë në pritë konkurrentit të “Për’puthen” për ta sulmuar. Më pas qarkulloi një video ku duken disa persona që sulmojnë dhe shkatërrojnë lokalin e tij.

/revista.one/