Ky është rekord, 1 miliard dëgjime, Bebe

Ky është rekord, 1 miliard dëgjime, Bebe

April 13, 2021 0

“Një miliard dëgjime në Spotify”, shkroi 30-vjeçarja në InstaStory.

“Meant to Be” është një këngë e zhanrit më popullor në Amerikë, ‘cuntry’. Kënga erdhi në bashkëpunim me grupin e famshëm amerikan kultivues të këtij zhanri, Florida Georgia Line

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar kështu një tjetër arritje në karrierën e saj.

Një nga këngët më të suksesshme të repertoarit të saj, “Meant to be”, ka arritur tashmë shifrën e një miliard dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Lajmin e gëzueshëm, Rexha e ndau me 10.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një fotografi nga xhirimet e klipit të kësaj kënge, në Albuquerque të New Mexico.

revista.one/