Dy artistët shqiptarë bien pre e kamerës së fshehtë në Itali, ja si shajnë…

Dy artistët shqiptarë bien pre e kamerës së fshehtë në Itali, ja si shajnë…

March 25, 2021 0

Dy nga artistët e mirënjohur shqiptarë të famshëm në Itali, Kledi Kadiu dhe Ermal Meta, kanë rënë pre e kamerës së fshehtë të emisionit të njohur italian, “Le Iene”.

Në këtë lojë ra i pari Ermali duke e bërë këngëtarin të besonte se motra e tij Sabina po e tradhëtonte atë.

Rolin kryesor në skenarin i lojës e kishte motra e tij e cila gjasme kishte shitur materialet me vlerë që Ermali kishte në kompjuterin e tij, një libër të fshehtë dhe tekstet e këngëve të pa publikuara.

U vu re se kur Sabina ia bëri të ditur një gjë të tillë, këngëtari u nevrikos shumë keq dhe vazhdoi të përdorte një fjalë banale në gjuhën italiane.

Më pas, pre e kamerës së fshehtë ra edhe balerini, Kledi Kadiu. Siç mësohet ai ka pasion të blejë kamera, droë, motoçiklta e shumë gjëra të tjera të këtij lloji ndërkohë bashkëshortja e tij Charlotte me bashkëpunimin e “Le Iene”, luan rolin sikur nxjerr gjithçka në shitje në internet. Kjo gjë e ka nervozuar shumë Kledin dhe e ka nxitur që të përdorë fjalë banale, por mund të themi se jo aq sa Ermali.

Më keni vënë në dukje se gjatë shakasë kam përdorur një fjalë që zakonisht nuk është në stilin tim, por asnjëherë si shoku im Ermal, Apo jo lali”, shkruan Kadiu në italisht nëpërmjet një postimi në “Instastory”. /revista.one/