Elbenita Kajtazi çon Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”

Elbenita Kajtazi çon Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”

April 28, 2021 0

Elbenita Kajtazi, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se do të përfaqësojë Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”.

“Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju. Për herë të parë në histori të konkursit BBC Cardiff Singer of the World
do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë!”, ka shkruar Kajtazi.

“BBC Cardiff Singer of the World” do të zhvillohet midis datave 12 dhe 19 qershor në Cardiff. Këngëtarët do të shoqërohen nga Orkestra Kombëtare BBC e Uellsit dhe Orkestra e Operës Kombëtare të Uellsit, me dirigjentë Andreë Litton dhe Michael Christie.

Republika e Kosovës dhe Madagaskari nuk kanë marrë pjesë më parë në konkurs, ku do të jenë gjithsej 15 konkurentë nga 15 shtete të ndryshme.

Revista One i uron sopranos te beje nje perfaqesim dinjitoz dhe te marre cmimin e madh.

revista.one/