NASA publikon për herë të parë foto me ngjyra të Planetit të Kuq

NASA publikon për herë të parë foto me ngjyra të Planetit të Kuq

April 28, 2021 0
Video e publikuar dje nga NASA

NASA publikon imazhe me ngjyra areale të Planetit të Kuq, Marsit. Këto u bënë te mundura nga fluturimi i këtij helikopteri qe shihni në video.

Kjo video e NASA-s është mjaft e mrekullueshme. Por ajo që është edhe më e rëndësishme është se çfarë do të thotë kjo provë e suksesshme për të ardhmen e mjeteve ajrore në Mars dhe botët e tjera. NASA nuk e dërgoi këtë helikopter në Mars për argëtim. E bëri këtë sepse dëshiron të dijë se sa e realizueshme do të ishte të zëvendësonte një rover  (roboti) në një mision të ardhshëm me një mjet ajror autonom.  Ky i fundit  mund të mbuloje më shumë distancë, me një ritëm më të shpejtë duke lehtësuar gjithashtu zbulimet shkencore.

Më 19 Prill, NASA arriti fluturimin e parë për herë të parë të një aeroplani i kontrolluar, në një planet tjetër. Ishte fluturimi me helikopterin Ingenuity në Mars. Tani, agjencia hapësinore ka publikuar  imazhe me ngjyra të Planetit të Kuq të marra nga helikopteri i vogël, robotik. Në fakt, këto shënojnë imazhet e para me ngjyra ajrore të planetit. (Ka pasur shumë momente “për herë të parë” për këtë mision.)

revista.one/