Ermal Mamaqi: “U lutesha regjisorëve të më merrnin në filma, asnjëri nuk më merrte”
May 17, 2021Ermali Mamaqi tregon se prej kohësh kishte dëshirë të ketë një rol në një projekt filmik, por regjisorët shqiptar nuk e pranonin. Ne nje interviste për emisionin “Nin”, Mamaqi foli mbi veshtiresite qe ka hasur ne realizmin e projekteve filmike. Ideja i lindi nga refuzimet e regjisoreve.
“Kisha shumë vite që i lutesha regjisorëve shqiptarë të më merrnin në filmat e tyre që unë të bëhesha aktor i një filmi se doja të bëja film dhe asnjëri nuk më merrte dhe thash ok po e mësoj dhe po e bëj vetë dhe i falenderoj shumë që nuk më kanë marrë sepse ne qoftës e do të më kishin marrë s’do e kisha provu kurrë këtë”, u shpreh Ermal Mamaqi.
Mamaqi deklaroi se në filmin e tretë do të jetë protagonist si aktor. Dy filmat e meparshem jane “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to.
revista.one/