“Filma”, publikohet klipi i konkurrentit të “Për’puthen”

“Filma”, publikohet klipi i konkurrentit të “Për’puthen”

April 1, 2021 0

Ish-konkurrenti Lulzim Jashari i “Për’puthen 1” ka lançuar këngën e tij të parë.

Ai ka njoftuar ndjekësit në Instagram për projektin e tij të ri, i cili titullohet “Filma” dhe vjen në bashkëpunim me Huggo.

Jashari është model nga Kosova dhe gjatë konkurrimit ra në sy për fizikun e tij.

Edhe të tjerë konkurrentë të “Për’Puthen” kanë provuar t’i futen muzikës. Në fillim Mevlani, pastaj iu bashkua Juli. Më vonë Melisa, ndërsa Ana Lleshi deklaroi se shumë shpejt do të sjellë një këngë.

Ana Kauri s’mbeti pas, duke treguar se ka gjithashtu ndërmend t’i futet muzikës. Po ashtu edhe Antonela kishte lançuar një këngë të sajën 9 vite më parë. /revista.one/