Flaka Krelani, intervistë për revistën “My New York”: Rrëfej periudhën e pandemisë

Flaka Krelani, intervistë për revistën “My New York”: Rrëfej periudhën e pandemisë

May 12, 2021 0

Këngëtarja shqiptare, Flaka Krelani ka dhënë një intervistë për revistën e famshme amerikane, “My New York”. artistja nga Kosova ka treguar më shumë për veten, arsyen e zhvendosjes në New York e po ashtu edhe për periudhën e pandemisë.

My New York: Pse vendosët të vini në Amerikë dhe në veçanti në New York?

Flaka Krelani: New York është qyteti i ëndrrave. Unë gjithmonë kam dashur të jem këtu. Tani po më ndodh një magji e vërtetë. Unë eci nëpër rrugët që kam parë në filma më parë. Kjo ndjenjë nuk mund të shprehet me fjalë.

My New York: Çfarë të pëlqen në këtë qytet?

Flaka Krelani: Është e vështirë për mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Më pëlqen gjithçka këtu. Në fakt, unë admiroj çdo rrugë në këtë qytet të madh. Këtu mund të ecësh vetëm, ky vend të bën të ëndërrosh dhe të ndihesh i gjallë. Ndonjëherë më duket se unë jetoj në të gjitha vendet e botës në të njëjtën kohë. Këtu ka shumë popuj të ndryshëm. Me pëlqen. Në Neë York, thjesht mund të jem vetvetja. Askush nuk do të më gjykojë për këtë.

My New York: Sa ka ndryshuar jeta juaj gjatë pandemisë?

Flaka Krelani: Ka pasur shumë ndryshime në jetën time. Vetëm gjatë një pandemie ju kuptoni se sa e rëndësishme është bota përreth jush. Në këtë kohë, ju mendoni për shumë gjëra. Kishte shumë momente të pakëndshme. Por mos mendoni vetëm keq. Ne kemi mësuar ta vlerësojmë jetën. Tani ne mendojmë ndryshe, dhe duam ndryshe. Falë pandemisë, ne nuk i marrim më njerëzit si të mirëqenë. Ne filluam të vlerësojmë marrëdhëniet njerëzore dhe miqësinë. /Telegrafi/