Greqia shtrëngon masat në Kakavijë! Do lejohet të kalojnë vetëm 400 persona, jo 700!

Greqia shtrëngon masat në Kakavijë! Do lejohet të kalojnë vetëm 400 persona, jo 700!

February 27, 2021 0

Greqia do të komunikojë masat e reja anti-COVID ditën e hënë, nga ku pritet të shtrëngohen kufizimet. Prej 1 marsit deri në 8 ose 15 mars, është parashikuar që në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës do të reduktohet numri i qytetarëve që do të kalojnë.Nga 700 që është numri i lejuar deri më tani do të shkojë në 400 në ditë. Po ashtu edhe ditët e karantinimit për personat që do të rezultojnë pozitivë do të zgjatet nga 7 në 14 ditë.

Mësohet gjithashtu se orari i lëvizjes pritet të të reduktohet duke lejuar qarkullimin 12 orë në ditë prej orës 07:00 deri në orën 19:00. Për të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi, përjashtuar shtetasit shqiptarë, testi i shpejtë COVID do të ndërmerret edhe tek shoferët e kamionëve të cilët kanë qenë të përjashtuar deri më sot. /revista.one/