Olsa jep lajmin: Jasmina dhe Andi do të dalin çift!

Olsa jep lajmin: Jasmina dhe Andi do të dalin çift!

April 9, 2021 0

Një cift i ri del nga “Për’puthen”. Autorja e programit Olsa Muhameti ka zbuluar se Jasmina më në fund është deklaruar vetëm për Andin.

“Andi Artani deklaroj se në këtë program jam vetëm për ty”, dëgjohet duke thënë Jasmina në puntatën që do të transmetohet sot.

“Ndodh sot e shumë pritura, Jasmina bën deklaratën për Andin”, paralajmëron Olsa.

Autorja e “Për’puthen” ka zbuluar po ashtu se çifti i saj i preferuar gjatë gjithë programit është Andi dhe Jasmina.

Jasmina u pa shumë e emocionuar pas puthjes me Andin. Ajo gjithashtu u swhpreh se kishte përjetuar aq shumë emocione, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.

Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërheqjen për Andin, Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa kjo e fundit tha se do të vazhdojë edhe takimet me djemtë e tjerë, pasi nuk ka ende aq shumë siguri nga Andi për të marrë edhe ajo të njëjtin vendim. /revista.one/