Italiani Walter Ricci: Si duket Eneda Tarifa nga “vrima e çelësit”

Italiani Walter Ricci: Si duket Eneda Tarifa nga “vrima e çelësit”

May 17, 2021 0

Në “Kënga Magjike” do të ketë një duet italiano-shqiptar mes Eneda Tarifes dhe këngëtarit italian Walter Ricci. Ai është një kantautor dhe producent i njohur me pasion për “Jazz” dhe piano. Ka performuar në shumë skena botërore dhe ka kënduar me Michael Buble e Mario Biondi. Vokalist në “Domenica IN”. Ricci dhe në 2016-tën është shpallur fitues i festivalit “New Wave” në Rusi.

Ata u intervistuan nga moderatori Ardit Gjebrea, por pati edhe pyetje nga publiku.

Arditi: Përse ky miksim shqiptaro-italian?

Eneda: Sepse ishte shumë bukur që mbas herës së parë që kam dalë në skenë të vija me një duet internacional.

Arditi: Fantastike! Tani, Walter në çfarë gjuhe do të jetë kënga dhe kush është kumbari i “martesës” tuaj.

Walter: Kënga do të jetë gjysmë shqip dhe gjysmë italisht por kemi realizuar dhe një pjesë të vogël në gjuhën e qytetit tim që është Napoli. Jam shumë krenar për këtë gjë. Të them që për këtë bashkëpunim “kumbar” është Joni Peçi.

Pyetje nga publiku

“Cila është më e ashpër, bota e muzikës apo ajo e televizionit?”, ishte nje pyetje.

Eneda: Sigurisht bota e televizionit, ajo e artit është e bukur por ka vend për të gjithë, kurse televizioni ka edhe gjëra të tjera, të themi prapaskena të egra.

Walter: Eneda Tarifa është një ndër mamatë më seksi në Shqipëri.

“Gjatë provave e keni parë ndonjëherë me ndonjë sy tjetër përveç se si kolege?”, u pyet ai.

Walter: Jam munduar që të shikoj nga “vrima e çelësit”, të spiunoj nga dera…

Eneda: Po bën shaka, jemi miq shumë të mirë.