Kiara Tito shfaqet me një fustan elegant me dekolte të hapur

Kiara Tito shfaqet me një fustan elegant me dekolte të hapur

July 19, 2023 0

Ish-banorja e BBVA 2, Kiara Tito pozon e veshur me një fustan elegant me ngjyrë të verdhë, mëngë ta gjata dhe dekolte të hapur.

Pamja e saj u kompletua me një qafore ngjyrë ari me trëndafil, ndërsa makijazhi i theksuar i shtonte edhe më shumë hijeshi.

Kiara ndërkohë mbetet e angazhuar me projekte në televizion, teksa pak javë më parë promovoi linjën e saj të bikineve.

Kiara u lidh dhe më pas u kurorëzua me fituesin e BBVA 2, Luiz Ejlli dhe çifti është pothuajse i pandashëm. Ndërkohë Kiara Tito merr çdo herë vëmendje me postimet që bën në rrjetet sociale.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur prezantuesja postoi një imazh të ri në InstaStory, teksa duke tërë shkëlqim.

revista.one/