“Le të fillojë udhëtimi”, Anxhela niset drejt Holandës me flamurin kuqezi 

“Le të fillojë udhëtimi”, Anxhela niset drejt Holandës me flamurin kuqezi 

May 9, 2021 0

Me valixhe, flamurin kuqezi në dorë dhe bluzën “Karma”, këngëtarja Anxhela Peristeri e cila do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision” niset drejt Holandës, ku do të zhvillohet festivali muzikor.

“Le të fillojë udhëtimi” shkruan këngëtarja në një postim në rrjetin e saj social Instagram.

Peristeri do të na përfaqësojë me këngën “Karma” e cila do të jetë në gjuhën shqipe dhe do të performojë e 11-ta në radhë.

“Kamra” është një baladë e qetë në gjuhën shqipe, e cila nxjerr në pah potencën vokale të Anxhela Peristerit, megjithatë nuk kanë munguar edhe “shpërthimet” kryesisht në fund të këngës.

Festa më e madhe muzikore në Evropë do të mbahet nga 18 deri më 22 maj.