“Pse o komisari i jetës sime”, dedikimi i gazetares për të atin

“Pse o komisari i jetës sime”, dedikimi i gazetares për të atin

March 6, 2021 0


Oficeri i burgjeve,Tonin Mhilli humbi jetën në aksidentin e sotëm në Rrogozhinë. Ai ishte babai i gazetares Valbona Mhilli.

Ai ishte nisur për në punë, ku rrugës u përfshi në aksidentin e trefishtë.

Vajza e tij ka bërë disa reagime prekëse në rrjetet sociale, ku shkruan se babai i saj i la ëndrrat në mes.

“Pse ike o ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu,” shkruan gazetarja.

Ajo gjithashtu ka ndarë edhe disa video në momente të ndryshme pranë babait.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm është shënuar një aksident i trefishtë në Rrogozhinë, ku si pasojë humbi jetën Tonin Mhilli, Merushe Koni dhe bashkëshorti i saj Muharrem Koni, i cili ishte shofer në një nga mjetet, ndërsa është në spital një fëmijë 10-vjeç.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip Audi, shoferi i të cilit është shoqëruar në polici. /Revista.one/