RENEA kërkon në ujë pistoletën me të cilën u vra Behar Sofia

RENEA kërkon në ujë pistoletën me të cilën u vra Behar Sofia

March 13, 2021 0

Forcat Speciale RENEA kanë “zbarkuar” mesditën e sotme në rrjedhën e lumit Lana në Tiranë, pranë Piramidës. Bashkë me efektivët e RENEA-s është dhe autori i vrasjes së Behar Sofisë, 24 vjeçari Ernejt Shyti.Policia ka kontrolluar dhe ditën e vrasjes krah lumit Lana dhe përgjatë rrjedhës por nuk ka mundur të gjejë pistoletën model “TT” me të cilën u ekzekutua “Padrino i drogës”.Mesa duket 24 vjeçari ka treguar sot vendin ku ka hedhur armën dhe aktualisht ndodhet bashkë me efektivët e Forcave Speciale, duke kontrolluar rrjedhën përgjatë Lanës.Kujtojmë se, Policia njoftoi sot zbardhjen e vrasjes së 66 vjeçarit te Piramida, mëngjesin e 25 shkurtit. Në pranga kanë rënë: Ernejt Shyti, Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë organizuar vrasjen e shtetasit Behar Sofia duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.Shtetasi Ernejt Shyti, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje, menjëherë pas kryerjes së ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi, ku dhe u arrestua dje.