Rona Nishliu: Shqipëria t’i pajisë me pasaporta të gjithë shqiptarët e Kosovës

Rona Nishliu: Shqipëria t’i pajisë me pasaporta të gjithë shqiptarët e Kosovës

April 26, 2021 0

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu i kërkon qeverisë shqiptare t’i pajisë shqiptarët e Kosovës me pasaporta.

Ajo ka reaguar pas kritikave që u janë bërë shqiptarëve të Kosovës dhe posaçërisht kryeministrit Albin Kurti. Ata votuan dje për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Sipas Nishliut, nuk duhet të ishte diskutimi pse votuan, por pse ata nuk janë të mbrojtur dhe pjesë e OKB-së.

“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare. Kështu siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE. Jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon”, ka shkruar këngëtarja. /revista.one/