Sindi Loçi e “Për’puthen” i jep vlerësim negativ këngës së Ana Lleshit

Sindi Loçi e “Për’puthen” i jep vlerësim negativ këngës së Ana Lleshit

May 15, 2021 0

Pasi Ana lançoi këngën e saj në Youtube, kanë nisur thumbat e konkurrenteve të “Për’puthen”.

Sindi Loçi e ironizoi Anën dhe këtë projekt me një status në Instastory.

“Një minut qetësi për të gjithë industrinë e muzikës.”- shkroi Sindi duke lënë të kuptohet se e kishte drejtpërdrejt me Anën.

Gjithashtu, producenti Elgit Doda ka ironizuar për herë të dytë “këngëtarët” e rinj të “Për’puthen”.

Ai ka treguar se vazhdon të mos jetë dakord me këto projekte, teksa shkruan në InstaStory.

“Është bërë muzika si zyrë pune, kush ka mbetur pa punë, futi një këngë. Bjere mbarë o Zot!”- shkruan ai me ironi në InstaStory.

revista.one/