Tea dhe Bearti në Për’puthen këtë të dielë, plasin replikat

Tea dhe Bearti në Për’puthen këtë të dielë, plasin replikat

March 5, 2021 0

Autorja e programit, Olsa Muhameti ka deklaruar se çiftin Tea dhe Bearti do ta shohim në ekran këtë të dielë në “Për’puthen Prime”.
Opinionisti Meridian Ramaçaj reagoi duke shkruar:
“Pështy-lëpij, lëpij-pështy, pështy-lëpij dhe lëpij-pështy. Të dielë të mbarë”
“Të dile si ato puthjet Europiane thojmë na në Shkodër”, ka shtuar opinionisti.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Teas, e cila ka postuar në InstaStory një sekuencë debati mes Arjan Ikonomit dhe Meridianit në një puntatë të kaluar të “Për’puthen Prime” në lidhje me temën se çfarë është opinioni duke ironizuar në një farë mënyre vetë rolin që ka Meridiani në program.
Ajo ka përzgjedhur një citim të Arjan Konomit, i cili hidhte poshtë atë që po thoshte Meridiani:
“Opinioni është të japësh opinion ndaj një situate që ti shikon”, ka shkruar Tea në InstaStory duke e shoqëruar me një ‘emoji’ duartrokitje për atë që tha Konomi.
Ndërkohë, Meridiani ka postuar në InstaStory videon që ka përzgjedhur Tea së bashku me citimin e Arjan Konomit. Krahas kësaj videoje, Meridiani ka shkruar:
“Po pra Tea Trifoni fiks! Opinioni im ishte që ti kurrë nuk ishe çift me Andin e nuk më duket se gabova as këtu as tek hithra. Presioni zien dhe groshën jo më ty”, ka thënë Meridiani. /Revista.one/